Ndërlidhjet

Klinton: Mbështesim Pakistanin në luftimin e militantëve


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, thotë se Shtetet e Bashkuara fuqishëm e mbështesin Pakistanin, në luftën për forcimin e demokracisë dhe betejën kundër ekstremistëve.

Gjatë një fjalimi të mbrëmshëm në Nju Jork, në mbështetje të Fondacionit të ri amerikano – pakistanez, zonja Klinton ka kërkuar që Pakistani ta ndërtoj demokracinë dhe ta përmirësoj sigurinë duke u konfrontuar me talibanët dhe militantët e al-Kaidës, që veprojnë përgjatë kufirit ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

- Ne nuk synojmë të imponojmë preferencat tona në Pakistan, ose ndërhyrje në vlerësimet e qeverisë, ose ta shkatërrojmë vullnetin e popullit. Ne dëshirojmë marrëdhënie të bazuara në respektin e ndërsjellë dhe përgejgjësi të përbashkëta, tha Hillari Klinton.

Ajo e pranoi se shumë pakistanezë janë skeptikë lidhur me synimet e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe se kjo mungesë e besimit ndonjëherë i pengon këto dy vende që të bashkëpunojnë më mirë.

Zyrtarët thanë se qëllimi i Fondacionit të ri është që të shërbej për ta ndihmuar diasporën pakistaneze për t’i mbështetur projektet brenda Pakistanit.
XS
SM
MD
LG