Ndërlidhjet

Shqipëri: Vazhdohet ndalimi i përdorimit të anijeve private


Qeveria e Shqipërisë e ka vazhduar ndalimin e përdorimit të pjesës më të madhe të anijeve private dhe të jahtave, si pjesë e përpjekjeve për luftimin e kontrabandimit të përhapur.

Vendimi i publikuar e zgjatë ndalimin katërvjeçar deri në vitin 2012.

Ndalimi ka të bëjë me të gjitha anijet e vogla dhe të jahtave, me përjashtim të atyre që përdoren për transport dhe peshkim. Ky vendim nuk ka të bëjë me anijet, që janë pronë e personave të jashtëm.

Sipas vendimit, anijet ilegale mund të konfiskohen.

Shqipëria ka premtuar luftë kundër kontrabandimit me njerëz, drogë dhe armatim, për në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve për integrim në BE.
XS
SM
MD
LG