Ndërlidhjet

Takohen pinjollët e Romanovëve dhe sulltanëve



Pasardhës të sulltanëve osmanë dhe të familjes mbretërore ruse, Romanovëve, janë mbledhur në Stamboll në një takim historik mes dy dinastive.

Dukesha e madhe, Maria Vladimirovna, e cila konsiderohet si kreu i familjes mbretërore ruse, dhe Osman Selahedin Osmanogllu, nip i dy sulltanëve nga nëna dhe babai, janë takuar në konsullatën ruse në Stamboll.

Të dy pinjollët e familjeve mbretërore hapën ballon e organizuar me rastin e 210 vjetorit të poetit rus Pushkin.

Takimi, sipas pjesëmarrësve është shenjë e zhvillimeve të reja në raportet ruso-turke.
XS
SM
MD
LG