Ndërlidhjet

Ban: Optimist i matur rreth takimit për klimën



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon tha se është “optimist i matur” lidhur me rezultatin e takimit për ndryshimet klimatike. Takimi që po mbahet në Kopenhagë synon të marrë masa për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike.

Gjatë ditës së djeshme, rreth 40 mijë njerëz morrën pjesë në një protestë ku kërkonin veprime më të thella e më të shpejta për tu përballur me ndryshimet klimatike.

Policia daneze ka thënë se vetëm 13 persona nga 968 të arrestuarit vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Protestuesit filluan të kryenin akte të dhunshme, përfshi thyerje dritaresh dhe djegje makinash, në një fazë të demonstratës, çfarë solli ndërhyrjen policore.
XS
SM
MD
LG