Ndërlidhjet

Klima: Frikë dhe protesta në Kopenhagë

  • RFE /RL

Kopenhagë, 12 dhjetor 2009.

Kopenhagë, 12 dhjetor 2009.

Policia daneze liroi disa qindra aktivistë, që u ndaluan gjatë demonstratave në Kopenhagë, përmes të cilave synohej të bëhej presion mbi pjesëmarrësit në takimin e OKB-së për ndryshimet klimatike. Burimet zyrtare thanë se vetëm 13 persona nga 968 të arrestuarit vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Rreth 40 mijë njerëz morën pjesë në një protestë të shtunën, ku kërkonin veprime më të thella e më të shpejta për t’u përballur me ndryshimet klimatike.

Protestuesit filluan të kryenin akte të dhunshme, përfshirë thyerje dritaresh dhe djegie makinash, në një fazë të demonstratës, çfarë solli ndërhyrjen policore.



(Video e AP-së)
XS
SM
MD
LG