Ndërlidhjet

logo-print

Vdes Samuelson, amerikani i parë i Nobelit në ekonomi



Pol Samuelson, puna e të cilit ndihmoi në hedhjen e bazave të ekonomisë moderne, ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare. Samuelson çmohet për veprën e tij ku përdoren metoda strikte matematike për të vlerësuar balancën mes çmimit dhe ofertës e kërkesës. Samuelson ishte amerikani i parë që në vitin 1970 u nderua me çmimin Nobel në ekonomi.

Ai punoi si këshilltar për presidentët Kenedi dhe Xhonson, si dhe qe autor i një kolumne shumë popullore në javoren “Newsweek”.
XS
SM
MD
LG