Ndërlidhjet

Zyrtarët serbë kërcënohen me vdekje



Presidenti serb Boris Tadiç, prokurori për krime lufte, Vladimir Vukçeviç dhe i ngarkuari për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, Rasim Lajiç kanë marrë së fundi kërcënime me vdekje.

Kërcënimet lidhen me angazhimet e fundit të zyrtarëve serbë për të arrestuar dhe dërguar në Hagë Ratko Mlladiçin. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve ’90-të.

Mësohet se kërcënimet kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG