Ndërlidhjet

Vazhdojnë dallimet për klimën



Ministrat e mjedisit janë përpjekur të tejkalojnë dallimet mes vendeve të pasura dhe të varfëra lidhur me ndryshimet klimatike. Debatet që janë zhvilluar sot në takimin rreth klimës në Kopenhagë nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret.

Më herët sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun tha se është “optimist i matur” lidhur me rezultatin e takimit për ndryshimet klimatike.

Policia daneze ka ndaluar sot 250 persona në ditën e dytë të protestave. Dje autoritetet arrestuan rreth 1000 persona, por sot liruan shumicën dërrmuese të tyre.

Dje protestat u shndërruan në të dhunshme ku nuk munguan thyerjet e xhamave dhe djegjet e makinave.
XS
SM
MD
LG