Ndërlidhjet

logo-print

Rrihet komisioneri i LDK-së në Lipjan



Policia e Kosovës bën të ditur se në orët e pasdites në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit, katër persona kanë sulmuar komisionarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky i fundit, për shkak të lëndimeve të marra, është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuarit dhe është duke i marrë në pyetje. Policia nuk ka dhene informacione se cilit subjekt politik i takojnë personat tashmë të arrestuar.
XS
SM
MD
LG