Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Sulmuesi i Berluskonit akuzohet për lëndime të rënda


42 vjeçari Masimo Tartala, që mbrëmë e sulmoi kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, është akuzuar se ka planifikuar “shkaktimin e lëndimeve të rënda”, ka njoftuar prokurori Armando Spataro në Milano.

Agjencitë italiane të lajmeve raportojnë se sulmuesi Tartala, tash e dhjetë vjet, mjekohet si i sëmurë mental. Ai e goditi kryeministrin Berluskoni me një shtatore të vogël me bazë metalike.

Mjekët në spital konstatuan se Berluskoni kishte lëndime në gojë dhe në hundë dhe thanë se ai në spital do të mbahet së paku 24 orë.
XS
SM
MD
LG