Ndërlidhjet

Abhazi: Rizgjedhje e liderit Bagapsh


Lideri separatist në Abhazi, Sergei Bagapsh, është rizgjedhur si president i këtij rajoni separatist në Gjeorgji, në votimet që konsiderohen ilegale nga pjesa më e madhe e botës, por, që janë përshëndetur në Rusi.

Komisioni i Zgjedhjeve i Abhazisë njhoftoi se Bagapsh ka fituar 59.4% të votave, ndërsa rivali i tij opozitar, Raul Kajimba mori 15.4%.

Opozita, që ankohet për vjedhje të gjëra, kishte shpresuar se do të arrijë së paku rundin e dytë të votimeve.

Këto votime ishin të parat prej se Rusia e ka njohur këtë territor në Detin e Zi si shtet të pavarur, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë, vitin e kaluar.

Gjeorgjia këmbëngulë se Abhazia dhe rajoni tjetër separatist, Osetia Jugore, ende janë pjesë të saj.
XS
SM
MD
LG