Ndërlidhjet

Iran: Arrestohen për dëmtim të fotos së liderit të ndjerë


Autoritetet e Iranit thonë se kanë arrestuar disa vetë lidhur me shkatërrimin e fotografisë së themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, gjatë protestave kundër qeverisë në Teheran, javën e kaluar.

Këto arrestime u shpallën një ditë, pasi lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei, akuzoi opozitën për shkeljen e ligjit duke e dhunar përkujtimin për Khomeinin gjatë demonstratave kundër qeverisë më 7 të këtij muaji.

Opozita ka akuzuar autoritetet se ka planifikuar përdorimin e “dhunimit” të fotografisë së Khomeinit, si pretekst për ta goditur lëvizjen opozitare proreformiste.
XS
SM
MD
LG