Ndërlidhjet

Qyteti i Gazës: Shënohet përvjetori i Hamasit


Dhjetëra mijëra mbështetës të Hamasit janë tubuar sot në Gazë për ta shënuar 22 vjetorin e themelimit të këtij grupi militant islamik.

Hamasi, që e ka nën kontroll Rripin e Gazës, prej vitit 2007, po synon t’i përgënjeshtroj pretendimet se popullariti i tij ka rënë, pas ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, para një viti.

Hamasi është themeluar në vitin 1987, ndërsa doli në skenë gjatë kryengritjes së palestinezëve në vitin 2000.

Nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, Hamasi konsiderohet organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG