Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Tre studentë amerikanë gjykohen për spuinazh



Irani ka filluar gjykimin e tre amerikanëve, të cilët u arrestuan para më shumë se katër muajve dhe u akuzuan për spiunazh.

Lajmin e konfirmoi sot ministri i Jashtëm, Manuçer Motaki në një konferencë për shtyp.

Tre studentët amerikanë u arestuan pasi kishin hyrë ilegalisht në Iran nga Iraku verior në muajin korrik.

Familjet e tyre pohojnë se studentët ishin rrëmbyer në afërsi të kufirit, ndërsa SHBA kanë njoftuar se nuk ka kurrfarë prova që do t'i dëshmonin akuzat ndaj tyre, dhe kanë kërkuar të lirohen.
XS
SM
MD
LG