Ndërlidhjet

BE nuk i njeh zgjedhjet në Abkazi



Bashkimi Evropian nuk i njeh zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan në rajonin e Abkazisë. “Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë, ashtu siç parashihet nga ligji ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e presidencës suedeze të BE-së.

Abkazia është pjesë e Gjeorgjisë, por që ka shpallur pavarësinë me mbështetjen e Rusisë. Përveç Moskës Nikaragua dhe Venezuela janë vendet e vetme që kanë njohur pavarësinë e dy rajoneve të Gjeorgjisë, që kërkojnë shkëputje.
XS
SM
MD
LG