Ndërlidhjet

Vendet e varfëra, fund bojkotit në takimin për klimën



Vendet e varfëra i kanë dhënë fund bojkotit të konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike, pas gjetjes së një zgjidhje me vendet e pasura. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i BE-së për mjedisin Andreas Karlgrin.

Gjatë ditës përfaqësuesit e grupit të vendeve në zhvillim janë larguar nga grupet punuese. Ata kërkonin nga vendet e pasura të angazhohen për më shumë fonde që do të mundësonin zvogëlimin dioksidit të karbonit të lëshuar në ajër.

Pas bllokimit të bisedimeve Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se “koha po kalon”. Ai tha se duhen dyfishuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje deri në fund të javës.
XS
SM
MD
LG