Ndërlidhjet

Uashingtoni i kërkon Kinës të lirojë disidentin Liu



Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës që ta lirojë disidentin e njohur, i cili ka kërkuar ndryshime politike në atdheun e tij.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelli tha se SHBA janë të shqetësuara se Liu Ksaobo dhe qytetarë tjerë kinezë mund të jenë arrestuar apo ngacmuar për shkak se e kanë nënshkruare një kartë, ku kanë kërkuar ndryshime demokratike dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Liu kaloi 20 muaj në burg për shkak të pjesëmarrjes në protestat e studentëve në sheshin Tienanmen në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG