Ndërlidhjet

SHBA teston raketë kundër sulmit iranian



Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara do të testojnë për herë të parë raketat mbrojtëse kundër sulmit të simuluar nga Irani.

Gjeneral lejtnant Patrik O’Rajli, kreu i Agjencisë për Mbrojtje Raketore, i tha agjencisë Rojter se gjatë testit, nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni, do të shkrepet një raketë në drejtim të raketës së simuluar, e cila do të vijë nga ujdhesat Marshall në Oqeanin Paqësor.

Ai tha se testi dallohet nga skenari standard i një sulmi nga Korea Veriore.
XS
SM
MD
LG