Ndërlidhjet

SHBA: Libani të luftojë trafikimin e armëve



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama i ka kërkuar Libanit që të luftojë trafikimin e armëve në vend, duke thënë se armët paraqesin kërcënim potencial për Izraelin fqinj.

Obama tha se pas takimit me presidentin e Libanit, Mishel Sleiman, ka pasur përparim rreth zbatimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit për ndalimin e dërgesave të tilla, por duhet bërë më shumë.

Nga ana e tij, Sleiman tha se ai është ankuar për “kërcënimin izraelit” kundër vendit të tij.
XS
SM
MD
LG