Ndërlidhjet

Sulmi vetëvrasës në Kabul


Kabul, 15 Dhjetor 2009
Kabul, 15 Dhjetor 2009


Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur të martën nga shpërthimi vetëvrasës i një automjeti bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Ministria e Brendshme i tha Radios Evropa e Lirë se shpërthimi vrau të paktën tetë njerëz, ndërsa raportet tjera flasin për të paktën 40 të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët përmes një thirrje telefonike të zëdhënësit të tyre në zyrën e Radios Evropa e Lirë në Kabul.

Shpërthimi ndodhi para një hoteli në një lagje, ku ndodhen zyrtarët e qeverisë dhe zyrtarët e huaj.

Presidenti Hamid Karzai tha se shpërthimi ka ndodhur afër shtëpisë së ish zëvendës presidentit Ahmed Zia Masud, dhe se dy rojet e tij janë në mesin e të vrarëve.

Vetë Masud nuk është lënduar.

Zëdhënësi i talibanëve Zabillullah Muxhahid i tha Radios Evropa e Lirë se shtëpia e Masudit ishte shënjestra e shpërthimit.

Së fundi, Kabuli është goditur nga një numër sulmesh vetëvrasëse dhe sulme me raketa, në kohën kur kryengritja e talibanëve është bërë më vdekjeprurëse në tetë vitet që kur trupat amerikane e përmbysën regjimin e milicisë islamiste.
XS
SM
MD
LG