Ndërlidhjet

Greqia në prag të kollapsit financiar



Kryeministri i Greqisë Jorgos Papanderu ka paralajmëruar se vendi i tij e ka humbur kredibilitetin ndërkombëtar, dhe se ekziston rreziku që ekonomia të tretet në borxhin e jashtëm të shtetit.

Papandreu bëri thirrje për unitet në vend, dhe shtoi se qeveria në tre muajt e ardhshëm do të sjellë vendime, të cilat nuk janë marrë disa dekada me radhë.

Borxhi i jashtëm i Greqisë është 300 miliardë euro, ndërsa deficiti i vendit 12.7 %, më i madhi në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG