Ndërlidhjet

Nauru njeh pavarësinë e Abhazisë



Ujdhesa e vogël Nauru në Oqeanin Paqësor e ka njohur rajonin separatist të Gjeorgjisë, Abhazinë, si shtet i pavarur.

Rusia e njohu pavarësinë e rajoneve të Abhazisë dhe Osetisë së Jugut pas luftës së shkurtër kundër Gjeorgjisë vitin e kaluar.

Deri tani, hapin e Moskës e patën ndjekur vetëm Nikaragua dhe Venecuela.

Nauru, një ujdhesë me sipërfaqe 21 km katrorë me popullsi prej rreth 15 mijë, hyri në Kombet e Bashkuara në vitin 1999 si republika e pavarur më e vogël në botë.

Gazeta ruse "Kommersant" raportoi se Rusia e ka bindur Naurun që ta njohë rajonin separatist të Gjeorgjisë duke i premtuar ndihmë finansiare ujdhesës.
XS
SM
MD
LG