Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 10, plagosen 25




Një zyrtar i pushtetit lokal tha se të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe 25 janë plagosur nga shpërthimi në një qytet në Pakistanin qendror.

Shpërthimi ka ndodhur në një treg afër shtëpisë së një politikani rajonal në qytetin Dera Gazi Kan në provincën Punxhab.

Policia tha se shpërthimi si duket është shkaktuar nga një bombë.

Nga vargu i sulmeve vetëvrasëse dhe i shpërthimeve në Pakistan, prej tetorit kanë vdekur më shumë se 500 vetë.


XS
SM
MD
LG