Ndërlidhjet

Obama: Libani ta luftoj kontrabandimin e armatimit


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar nga Libani që ta luftoj kontrabandimin e armatimit në këtë vend, duke thënë se armatimi paraqet kërcënim potencial për Izraelin fqinjë.

Mëtutje, pas takimit me presidentin e Libanit, Mishel Suleiman, Obama tha se ka pasur progres në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e transporteve të tilla, por duhet të bëhet më tepër.

Zoti Suleiman tha se ai është ankuar lidhur me “kërcënimet e Izraelit” ndaj vendit të tij.
XS
SM
MD
LG