Ndërlidhjet

Kopenhagë: Ban Ki-mun arriti për pjesëmarrje në samit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ariti sot në Kopenhagë, për të marrë pjesë në samitin e sponsorizuar nga OKB-ja për ndryshime klimatike.

Afro 120 shefa të shteteve dhe të qeverive pritet të mblidhen këtë të premte në kryeqytetin e Danimarkës, për ditën finale të samitit.

Në Konfrencën 12 ditëshe synohet arritja e marrëveshjes për luftimin e nxehjes globale, por ajo është përshkruar me probleme ndërmjet vendeve të pasura dhe të varfëra.

Para ardhjes së tij në Kopenhagë, sekretari Ban Ki-mun, tha se është koha që negociatorët nga vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim të mos e fajësojnë njëri tjetrin, por ta shtojnë përkushtimin e tyre për uljen e emisionit të gazrave.
XS
SM
MD
LG