Ndërlidhjet

Turqi: Dy kurdë u vranë gjatë protestave


Raportohet se dy vetë janë vrarë kur një pronar i një shitoreje ka hapur zjarr kundër demonstruesve kurdë, që protestonin kundër ndalimit së partisë kryesore të kurdëve në Turqi.

Mediat e Turqisë raportojnë se disa protestues janë plagosur nga të shtënat në provincën Mus, me popullatë shumicë kurde.

Sipas raporteve, pronari i shitores kishte shtënë kundër protestuesve, pasi lokali i tij ishte dëmtuar nga demonstruesit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për ndalimin e Partisë së Shoqërisë Demokratike prokurde, ka shkaktuar protesta të dhunshme nga kurdët në gjithë Turqinë.

Vendimi për ndalimin e punës së kësaj partie është marrë duke pasur për bazë akuzat e lidhjeve me kryengritësit separatistë kurdë.
XS
SM
MD
LG