Ndërlidhjet

Rusi: Medvedev e shkarkoi zyrtarin e brendshëm


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, e ka shkarkuar zyrtarin e lartë të Ministrisë së brendshme, Anatolij Mihalkin, i cili dyshohet se ishte i ndërlidhur me rastin për të cilin një avokat vdiq në burg.

Vdekja e avokatit, Sergej Magnitski, ka shkaktuar pakënaqësi publike muajin e kaluar për shkak të kushteve të tij në burg.

Ai ishte arrestuan në nëntor të vitit 2008, lidhur me akuza për mospagesë të tatimit, që ishin të lidhura me mbrojtjen e tij të kompanisë Hermitejxh Kapital Menaxhment, kundër akuzave për vjedhje të 230 milionë dollarëve, ku ishin të involvuar edhe zyrtarë të Ministrisë së brendshme të Rusisë.
XS
SM
MD
LG