Ndërlidhjet

Rusi, Vietnam: U nënshkrua marrëveshja ushtarake


Rusia dhe Vietnami kanë nënshkruar sot në Moskë marrëveshjen kryesore për armatim dhe atë për energji atomike.

Kryeministri vietnamez, Ngujen Tan Dung, tha se Hanoi do t’i blejë nëndetëset, aeroplanat dhe pajisjet ushtarake ruse.

Detajet e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së mbrojtjes së Vietnamit dhe eksportuesit shtetëror rus të armatimit Rosoboronekxport, nuk janë publikuar.

Megjithatë agjencia Interfaks raporton se Vietnami është pajtuar për blerjen e gjashtë nëndetëseve ruse në vlerë prej dy miliardë dollarësh.

Moska dhe Hanoi, poashtu, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për ndërtimin e centralit të parë atomik në Vietnam.
XS
SM
MD
LG