Ndërlidhjet

BE: Lavdërohen zgjedhjet në Kosovë


“Zgjedhjet lokale janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet, pos tjerash, në një deklaratë të presidencës suedeze të Bashkimit Evropian.





Bashkimi Evropian sot ka lavdëruar zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë, duke thënë se raundi i dytë i votimeve ishte një shenjë e progresit të rëndësishëm në rrugën demokratike të Kosovës për në Evropë.

Në kumtesën e Suedisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, mirëpritet fakti që “zgjedhjet lokale janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Kjo, sipas presidencës suedeze, “shënon një progres të rëndësishëm për konsolidimin e mëtejmë të shoqërisë demokratike dhe multietnike në harmoni me standardet evropiane”.

Bashkimi Evropian ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka punuar në mënyrë adekuate dhe ka shprehur shpresën se do të vazhdojë t’i hetojë mangësitë e raportuara.

BE-ja ka përshëndetur monitoruesit evropian të zgjedhjeve për punën e tyre. (F. B.)
XS
SM
MD
LG