Ndërlidhjet

Klima mbledh krerët botërorë në Kopenhagë



Udhëheqësit botërorë po mbërrijnë në Kopenhagë për të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga OKB-ja për ndryshimet klimatike.

Vendet pjesëmarrëse përballen me kufizime kohore; deri të premten ato duhet të arrijnë një marrëveshje që do të ofrojë zgjidhje për rritjen e temperaturave, që shkaktojnë valë të nxehti, përmbytje, shkretëtirëzimin e tokave bujqësore dhe ngritjen e niveleve të oqeaneve.

Presidenti amerikan Obama do të jetë në mesin e 120 udhëheqësve botërore që do të marrin pjesë në finalen e samitit për klimën.

Kreu i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga 193 vendet pjesëmarrëse të arrijnë kompromisin, duke shtuar se “koha për të fajësuar dhe për të vonuar paktin ka kaluar”.

Ish nënpresidenti amerikan, Al Gore i ka bërë thirrje vendeve pjesëmarrëse që brenda vitit 2010 të përfundojnë marëveshjen legale mbi klimën.

XS
SM
MD
LG