Ndërlidhjet

Kopenhagë: Dorëhiqet kryesuesja e samitit mbi klimën



Kryeministri i Danimarkës, Lars Roeke Rasmusen, do ta marrë kryesimin e bisedimeve ndërkombëtare mbi klimën në Kopenhagë, duke zëvendësuar ministren daneze Koni Hedegard, e cila të mërkurën dha dorëheqje.

Arsyeja për dorëheqjen e Hedegardit nuk është e qartë, por ajo e përshkroi si hap procedural.

Bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara, aktualisht kanë ngecur rreth kufizimit të lëshimit të gazrave dhe ndihmave financiare për vendet e varfra për t’i ndihmuar që t’i zbutin pasojat nga ngrohja globale.

Konferenca pritet të përfundojë të premten, me pjesëmarrjen e rreth 120 krerëve të shteteve dhe qeverive, të cilët pritet të marrin pjesë në ditët finale të bisedimeve.

Të mërkurën policia e Danimarkës përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qindra protestues, të cilët u përpoqën të marshojnë drejt vendit ku po mbahet konferenca duke protestuar për mungesën e progresit.

Policia tha se ka arrestuar rreth 100 protestues.
XS
SM
MD
LG