Ndërlidhjet

Iran: Liderët e opozitës mund të gjykohen



Gjyqësori iranian i paralajmëroi liderët e opozitës se prokurorët kanë prova të mjaftueshme për t’i gjykuar në gjyq.

Kreu i gjyqësorit, Sadek Larixhani, poashtu i akuzoi liderët e opozitës për përhapje të trazirave pas fitores së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor.

Agjencia ILNA citon Larixhanin të ketë thënë se ata i kanë ndihmuar “armikut të jashtëm”.

Deklaratat kanë nxitur spekulime se udhëheqësi i opozitës Mirhosein Musavi mund të përballet me veprim ligjor, gjashtë muaj pasi humbi zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG