Ndërlidhjet

Nauru e njohu Osetinë e Jugut



Ujdhesa e vogël Nauru në Paqësorin jugor ka njohur rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut, si shtet të pavarur.

Lideri separatist Eduard Kokoiti tha se Osetia e Jugut dhe Nauru kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Nauru e njohu Abhazinë si shtet të pavarur.

Rusia e njohu pavarësinë e dy rajoneve pas luftës kundër Gjeorgjisë vitin e kaluar.

Deri tani, hapin e Moskës e patën ndjekur vetëm Nikaragua dhe Venecuela.

Mediat ruse raportojnë se Moska e ka bindur Naurun t’i njohë dy rajonet duke premtuar ndihmë finansiare.
XS
SM
MD
LG