Ndërlidhjet

logo-print

Policia bullgare konfiskoi 53 kg heroin



Autoritetet bullgare thanë se policia kufitare ka konfiskuar 53 kg heroin në trenin, i cili hynte në Bullgari nga Turqia.

Policia tha se droga ishte fshehur në 13 pako nën ulësen e një vagoni.

Njoftohet se janë arrestuar një shtetas polak dhe një punonjës i trenit.

Bullgaria, e cila në vitin 2007 hyri në Bashkimin Evropian, mbetet vendi kryesor tranzit për trafikimin e drogës.
XS
SM
MD
LG