Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi reagon ashpër për testin raketor të Iranit



Pohimi i Iranit se me sukses e ka testuar verzionin e përmirësuar të raketës me rreze të mesme veprimi, ka shkaktuar reagim të rreptë ndërkombëtar.

Irani tha se raketa Sexhil-2 ka rreze veprimi rreth 2 mijë kilometra, që mund t’u shkaktojë vështirësi Izraelit dhe bazave amerikane në Gjirin Persik.

Shtëpia e Bardhë tha se testi i minon pohimet e Iranit për qëllime paqësore.

Në Kopenhagë, kryeministri i Britanisë, Gordon Braun tha se testi jep shkas për “të shkuar drejt sanksioneve tjera".

Franca tha se testi dërgon sinjal “shumë të keq” dhe i rrit shqetësimet rreth programit bërthamor iranian, kurse Gjermania e cilësoi testin si “alarmues”.

Perëndimi thotë se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, akuza që Irani i mohon.
XS
SM
MD
LG