Ndërlidhjet

Malavi e njohu shtetin e Kosovës



Republika e Malavit bëhet shteti i 64-të që e njeh shtetin e pavarur të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në njoftimin thuhet se ministri Skënder Hyseni është njoftuar përmes një note verbale “se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”.

Republika e Malavit gjendet në Afrikën jugore.
XS
SM
MD
LG