Ndërlidhjet

Kovalev: BE t'i bëjë trysni Rusisë



Aktivisti rus Sergei Kovalev i bëri thirrje BE-së që t’i bëjë trysni Rusisë për të respektuar të drejtat e njeriut.

Kovalev është një nga drejtuesit e grupit për të drejtat e njeriut “Memorial”, të cilit sot Parlamenti Evropian i ndau Çmimin Saharov për vitin 2009.

Kovalev i tha Parlamentit Evropian në Strasburg se “detyra e Evropës nuk është që të mbetet e heshtur, por gjithmonë të insistojë që Rusia t’i respektojë obligimet e saj” mbi të drejtat e njeriut.

Çmimi që mban emrin e shkencëtarit dhe disidentit rus Andrei Saharov, u krijua në 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individë apo organizata që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG