Ndërlidhjet

logo-print

Kushner: Duhet koordinim më i mirë për Afganistanin



Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner tha se vendet e Perëndimit dhe Kombet e Bashkuara duhet t’a përmirësojnë koordinimin e ndihmave të tyre për Afganistanin.

Kushner i tha parlamentit se çështja do të diskutohet në 28 janar në konferencën e Londrës, ku do marrin pjesë të gjithë aleatët kryesorë dhe zyrtarët afganë.

Ministri i Mbrojtjes Herve Morin tha se dërgimi i trupave shtesë franceze në Afganistan është një nga tre opcionet që po shqyrtohen, krahas nxitjes së zhvillimit dhe trainimit të forcave afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG