Ndërlidhjet

Kopenhagë: Arrijnë Obama, Medvedev, Sarkozi...


Rreth 120 shefa të shteteve dhe qeverive u bashkohen bisedimeve në Kopenhagë të Danimarkës, në një përpjekje për të avancuar bisedimet e ngelura dhe për të finalizuar një marrëveshje për luftimin e ngrohjes globale.
Gjatë dy ditëve të ardhshme samitit do t’i drejtohen presidenti amerikan Barak Obama, presidenti rus Dmitrij Medvedev, presidenti francez Nikolas Sarkozi, presidenti brazilian Lula De Silva dhe të tjerë.
Samiti do të duhej të përfundonte të premten, por njoftimet thonë se negociatorët kanë dështuar t’i tejkalojnë shumë dallime ndërmjet shteteve të pasura dhe të varfra rreth barrës që duhet marrë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG