Ndërlidhjet

70 % e popullatës nën restrikcione ndaj religjionit


Një raport i ri thotë se gati 70 për qind të gjithë popullatës në botë jetojnë në vendet me restrikcione të mëdha ndaj religjionit. Hulumtimi i bërë në Shtetet e Bashkuara ka gjetur se 64 vende, ose një e treta e vendeve të botës, kanë restrikcione "të larta” ose “shumë të larta” ndaj religjionit, siç është imponimi i kufizimeve ndaj grupeve pakicë. Raporti ka renditur vendet përmes dy kritereve – restrikcioneve qeveritare ndaj religjionit dhe restrikcionet nga dhuna dhe frikësimet nga individë ose grupe private. Arabia Saudite ishte vendi i vetëm që kishte radhitje “shumë të lartë” në të dy kategoritë.
XS
SM
MD
LG