Ndërlidhjet

Morreli: Testimi i raketës, provokim i Iranit


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, është i shqetësuar për shkak të testimit të raketave me rreze të mesme veprimi nga ana e Iranit.
Kështu i ka komentuar zëdhënësi i Pentagonit, Geof Morreli, testimet e fundit të raketave nga ana e Teheranit.
“Në çastin ku bashkësia ndërkombëtare i ka ofruar Iranit rastin për të filluar së ndërtuari masat e besimit, testimi raketor i Teheranit vetëm sa minon deklarimet e Iranit për qëllime paqësore”, ka thënë Morreli, për të shtuar se ky është provokimi i fundit nga ana e Iranit.
XS
SM
MD
LG