Ndërlidhjet

Gibs: Nuk ka marrëveshje SHBA - Rusi


Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nuk pret që presidenti Barak Obama të nënshkruajë marrëveshjen për armët bërthamore me Rusinë kur të ketë arritur në Kopenhagë. Zëdhënësi Robert Gibs ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke bërë progres në bisedimet për ujdinë që do ta zëvendësojë Marrëveshjen START, e cila ka të bëjë me reduktimin e armatimeve, që ka skaduar më 5 dhjetor. Por, Gibs ka pohuar se nuk është paraparë ceremoni nënshkrimi në Kopenhagë, ku presidenti Obama do të qëndrojë më 18 dhjetor.
XS
SM
MD
LG