Ndërlidhjet

Identifikohet kodi gjenetik i kancerit të lëkurës dhe mushkërive


Shkenctarët thonë se kanë arritur të identifikojnë në tërësi kodin gjenetik të dy formave më të shpeshta të kancerit – atij të lëkurës dhe të mushkërive. Ky rezultat mund të shënojë kthesë në të kuptuarit e këtyre sëmundjeve, të detektimit të hershëm dhe shërimit të tyre, thonë ata.
Hulumtuesit nga një institut britanik thonë se këto informacione mund të çojnë drejt një kthese të madhe sa i përket parandalimit, duke përcaktuar se cilët faktorë shkaktojnë sëmundjen, dhe mënyrave për shërimin e atyre që vuajnë nga këto sëmundje.
Megjithate, ekspertët thonë se do të duhen disa vite derisa të prodhohen barnat e reja kundër kancerit.
XS
SM
MD
LG