Ndërlidhjet

Zgjatet mandati i Tribunalit të Hagës


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u ka zgjatur mandatin gjykatësve në Tribunalin e Hagës deri në fund të vitit 2012, në mënyrë që të mbyllin rastet, në të cilat janë të angazhuar.
Në rezolutën e miratuar unanimisht thuhet se është respektuar vlerësimi i Tribunalit të Hagës se nuk do të mund të mbyllë punën deri në vitin 2010, kur sipas rezolutës së mëparshme, i skadon mandati.
Kryetari i Tribunalit të Hagës, Patrik Robinson, në fillim të këtij muaji ka deklaruar se gjykimi i Radovan Karaxhiqit nuk mund të mbyllet para vitit 2012.
XS
SM
MD
LG