Ndërlidhjet

NATO-Rusi, partneritet strategjik



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka përfunduar vizitën në Rusi. Ai tha se vizita shenonte nje fazë të re në raportet mes Aleancës dhe Rusisë.

“Ne përballemi me të njëjtat kërcënime në një numër fushash: terrorizmi, Afganistani, shumimi i armëve të shkatërrimit në masë, pirateria e me rradhë. Në këto kushte duhet të bashkojmë forcat në luftën kundër këtyre kërcënimeve dhe të zhvillojmë një partneritet të ri strategjik” tha Rasmusen.

Shefi i NATO-s përsëriti në Moskë mbështetjen për integritetin territorial të Gjeorgjisë, çfarë është vënë në pikëpyetje nga Rusia pas njohjes së pavarësisë së Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG