Ndërlidhjet

logo-print

OBSH dërgon vaksina kundër H1N1 në vendet në zhvillim



Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon dërgimin e kontigjentit të parë të vaksinave kundër gripit të derrit në Azerbaxhian, Afganistan dhe në Mongoli gjatë javëve në vazhdim. 35 vende të tjera në zhvillim janë në listën e pritjes për të marrë kontigjente falas vaksinash nga agjencia e OKB-së për shëndetin.

Zyrtarë të OBSH-së kanë theksuar se është ende herët të thuhet se epidemia e gripit H1N1 ka kaluar, derisa ka një numër të madh të prekurish në pjesë të Evropës dhe të Azisë Qëndrore.
XS
SM
MD
LG