Ndërlidhjet

logo-print

Kina pranon kërkesën amerikane për klimën



Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 100 miliardë dollarë në fondin ndërkombëtar, që do të ndihmojë vendet e varfëra për tu përballur me ndryshimet klimatike.

“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të punojnë me vendet e tjera drejt një qëllimi të përbashkët për të mbledhur 100 miliardë dollarë deri në vitin 2020 për të adresuar nevojat e vendeve në zhvillim lidhur me ndryshimet klimatike”, tha Hillari Klinton.

Ajo kërkoi nga shtetet që të jenë transparente në masat e marra për të zvogëluar sasinë e dioksidit të karbonit në ajër.

Klinton foli në Kopenhagë përpara dhjetëra krerë shtetesh e qeverish që po marrin pjesë në dy ditët finale të konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike.

Kina bëri të ditur se do të respektojë kërkesën amerikane për të verifikuar hapat që Pekini do të marrë në këtë drejtim.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i cili foli në konferencë gjatë ditës së sotme, tha se të gjitha vendet duhet të kenë qasje tek burimet e energjisë së rinovueshme, siç janë energjia bërthamore, diellore, nga era etj.

Konferenca është bllokuar nga dallimet mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim dhe është shoqëruar me protesta masive.

Të premten në konferencë pritet të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Barak Obama.
XS
SM
MD
LG