Ndërlidhjet

Barroso: SHBA-të mund të zhbllokojnë situatën



Kreu i Komisionit Evropian, Zhose Emanuel Barroso tha se pret që presidenti amerikan Barak Obama të bëjë publike perpjekje të reja madhore lidhur me ndryshimet klimatike. Presidenti amerikan arrin nesër në Kopenhagë, ku po mbahet takimi i OKB-së mbi ndryshimet klimatike.

Negociatat gjatë takimit janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve të pasura dhe atyre në zhilim rreth kontributeve financiare për të reduktuar sasinë e dioksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë.

Barroso tha se SHBA-të mund ta zhbllokojnë situatën duke marrë rolin udhëheqës në problemet e klimës.

Gjatë ditës shefja e diploamcisë amerikane tha se SHBA-të do të kontribuojnë me 100 miliardë dollarë në fondin ndërkombëtar, që do të ndihmojë vendet e varfëra për tu përballur me ndryshimet klimatike. Ajo kërkoi nga shtetet që të jenë transparente në masat e marra për të zvogëluar sasinë e dioksidit të karbonit në ajër.

Klinton foli në Kopenhagë përpara dhjetëra krerë shtetesh e qeverish që po marrin pjesë në dy ditët finale të konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike.

Kina bëri të ditur se do të respektojë kërkesën amerikane për të verifikuar hapat që Pekini do të marrë në këtë drejtim.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i cili foli në konferencë gjatë ditës së sotme, tha se të gjitha vendet duhet të kenë qasje tek burimet e energjisë së rinovueshme, siç janë energjia bërthamore, diellore, nga era etj.
XS
SM
MD
LG