Ndërlidhjet

Gjermania dhe Spanja kthejnë vaksinat kundër H1N1



Disa proteina të caktuara, që gjenden në organizëm, kanë efekt të fuqishëm antiviral. Kjo mund të çojë në gjetjen e mjekimeve më efikase për gripin në përgjithësi dhe gripin e derrave në veçanti. Studimi është kryer nga një institut kërkomor amerikan.

Në të tjera zhvillime lidhur me gripin e derrave Gjermani dhe Spanja kanë njoftuar se do të zvogëlojnë sasinë e vaksinave në treg kundër H1N1.

Ky vendim është rezultat i numrit të vogël të njerëzve që duan të vaksinohen. Kjo nënkupton kthimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave tek kompanitë farmaceutike që i kanë prodhuar, e për pasojë humbje të ndjeshme për kompanitë në fjalë.
XS
SM
MD
LG