Ndërlidhjet

Pakistan: Anullohet amnistia, mijëra zyrtarë nën hetime



Ministri pakistanez i mbrojtjes nuk është lejuar të largohet nga vendi, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për një hetim korrupsioni ndaj tij. Ahmed Mukhtar tha se autoritetet nuk e kanë lejuar të hipin në aeroplan, derisa ai do të nisej zyrtarisht drejt Kinës.

Të mërkurën Gjykata e Lartë zhvlerësoi një amnisti të vitit 2007, e cila mbronte rreth 250 zyrtarë të lartë dhe mijëra zyrtarë e politikanë të niveleve të ndryshme, çfarë lë të hapur mundësinë e hetimeve ndaj tyre për rastet e korrupsionit.

Zëdhënësi i presidentit ka hedhur poshtë zërat që flisnin për një grusht shteti.
XS
SM
MD
LG